Hyrje
Rreth paketës
Legjislacioni
Procedura
Lehtësitë fiskale
Institucionet përgjegjëse
Apliko
AL
|
EN
×
Hyrje
Rreth paketës
Legjislacioni
Procedura
Lehtësitë fiskale
Institucionet përgjegjëse
AL
|
EN
Apliko
Procedura
1
Kërkesa nga bashkitë
Bashkitë paraqesin kërkesë të argumentuar te Ministri për Pushtetin Vendor
Justifikimi: potencial ekonomik/turistik ose prani e poseduesve jopronarë
2
Propozimi nga Ministria
Ministri shqyrton ligjshmërinë e kërkesës
Propozon tek Këshilli i Ministrave shpalljen e "zonës së zhvillimit"
3
Propozimi nga Ministria
Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, zona shpallet zyrtarisht zonë në zhvillim
Fillon regjistrimi i pronave nga ASHK (regjistrim, përditësim ose përmirësim)
Subjektet e interesuara për investim paraqesin kërkesë pranë bashkisë
4
Evidentimi në terren (30 ditë)
Bashkia verifikon sipërfaqet e deklaruara
Kontrollon gjendjen e posedimit nga subjektet e interesuara
Bashkëpunon me ASHK dhe ATP për të siguruar informacion të nevojshëm
5
Vendimmarrja e bashkisë
Nëse kushtet nuk plotësohen: informohet subjekti, procedura ndërpritet
Nëse kushtet plotësohen: publikohet njoftim me afishim publik për 45 ditë
Transparencë për palët e treta — mundësinë për të paraqitur pretendime mbi pronësinë
6
Miratimi nga Këshilli Bashkiak
Pas periudhës së afishimit, hartohet lista përfundimtare e “poseduesve jopronarë”
Përgatiten planrilevimet e sipërfaqeve
Lista dërgohet për miratim te Këshilli Bashkiak (brenda 30 ditëve)
7
Regjistrimi në ASHK
Pas miratimit, bashkia/poseduesi paraqet kërkesë në ASHK
Pasqyrohet statusi i poseduesit jopronar në kartelën e pasurisë
8
E drejta për leje zhvillimi
Poseduesi jopronar mund të kërkojë leje zhvillimi pranë AZHT (për të gjithë sipërfaqen ose një pjesë)
Lejet miratohen edhe nëse zona nuk ka dokumente planifikimi ose nëse aty nuk lejohet ndërtimi.
KKTU është autoriteti përgjegjës për miratimin e lejes
9
Kërkesa për blerjen e pronës me vlerë simbolike
Pas miratimit të lejes së zhvillimit, paraqitet kërkesë për blerje me 1 euro
Dokumentet e nevojshme:
• Vendimi i Këshillit Bashkiak
• Projekti i zhvillimit dhe leja
• Marrëveshja me investitorin (nëse ka)
10
Shqyrtimi dhe kontrata
Ministria shqyrton kërkesën (30 ditë)
Nënshkruhet kontratë shitjeje me kusht
Kushti: marrja e certifikatës së përdorimit
11
Leja e ndërtimit
Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, aplikohet për leje ndërtimi
Formalizohet e drejta për zhvillimin e pronës
Fillon investimi dhe zhvillimi i projektit