Fiscal Incentives

Subjektet që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji dhe që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare:

  • Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
  • Përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme
  • Përjashtim nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
  • Përjashtim nga Tatimi mbi të Ardhurat

Lehtësitë e parashikuara në pikën 1 mund të përfitohen nga jo më shumë se 500 subjekte që kanë marrë pronësinë sipas këtij ligji, në zonën përkatëse. Nëse ka më shumë se 500 kërkesa, përparësi kanë ato që janë paraqitur më herët. Kërkesat që nuk plotësojnë kushtet e ligjit nuk merren në konsideratë.